Altin Elshani
11.05.2019, 12:34

Arrestohet një person, dyshohet për fajde

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti të dëmtuarit mashkull i ka dhënë me fajde të holla në vlerë 4500 euro.

I njëjti duke e shantazhuar dhe kërcënuar me dhunë përmes telefonit e ka detyruar të dëmtuarin që të paguaj mbi 15 000 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:  Mbi 38 mijë persona përfituan nga skema për veteranët e luftës