Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për falsifikim të parave në Suharekë

Policia e Kosovë në Suharekë ka njoftuar se të premtën kanë arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar për falsifikim të parave në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së premte rreth orës 15:40 është arrestuar një i dyshuar me inicialet D.G, 32 vjeçar, rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar Komandanti i Policisë në Suharekë, komandanti Afrim Sylaj dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sylaj ka thënë se 32 vjeçari i arrestuar, dyshohet të jetë përfshirë në rrjetin e shpërndarjeve të parave të falsifikuara në një bankomat të një banke në Suharekë së bashku me një të dyshuar B.K i cili është arrestuar një ditë më parë, raporton SuharekaOnline.

Sektori i hetimeve nga stacioni policor në Suharekë është duke zhvilluar hetime intensive për të gjithë personat e përfshirë në posedimin, shpërndarjen e parave të falsifikuara në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

RAPORTO