Arrestohen dy persona në Suharekë, deponuan në bankë 200 euro të falsifikuara

07.04.2021 / Kronika

Arrestohen dy persona në Suharekë, deponuan në bankë 200 euro të falsifikuara
Foto: Ilustrim

Rastet e parave të falsifikuara kohëve të fundit janë mjaftë të shpeshta, të cilat raportohen në Policinë e Kosovës.

Një rast i tillë është raportuar të martën në Policinë e Kosovës në Suharekë.

Të martën rreth orës 16:45 nga një bankë në Suharekë është raportuar se nga dy të dyshuar janë deponuar para në vlerë 200 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, raporton SuharekaOnline.


Nga policia është bërë e ditur se paratë janë konfiskuar për ekzaminim ndërsa dy të dyshuarit E.M i lindur në vitin 1974 dhe A.M i lindur në vitin 1975 janë arrestuar dhe me konsultim të prokurorit janë dërguar në mbajtje në afat prej 48 orëve.

”Policia e Kosovës është duke punuar me përkushtimin për të parandaluar veprat penale të falsifikimit të parasë.

Në Suharekë dhe rajonin e Prizrenit në kohët e fundit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të parasë së falsifikuar, si dhe ka arrestuar disa të dyshuar në lidhje me ketë dukuri, andaj kërkojmë nga qytetarët që të raportojnë të gjitha rastet e dyshimeve në lidhje me falsifikimin e parasë, vepër penale e cila dëmton qytetarët dhe institucionet në aspektin ekonomik” thuhet në njoftimin e policisë.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *