Arrestohen 70 persona në 24 orë, nuk respektuan vendimet e qeverisë për situatën e COVID-19

Kosova po vazhdon të përballet me situatën pandemike të krijuar nga COVID-19.

Si pasojë e kësaj, institucioneve të vendit iu desh që të ndërmerrnin një sërë masash për parandalimin e përhapjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 70 persona në 24 orët e fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, raporton Indeksonline.

Ishin gjithsej 33 raste të ndara si në vijim:

Prishtinë – 7 raste
Gjilan – 3 raste
Ferizaj – 3 raste
Prizren – 2 raste
Pejë – 12 raste
Gjakovë – 3 raste
Mitrovica Jugore – 3 raste

Numri më i madh i të arrestuarve lidhur me këtë çështje ishte në Pejë, 35 të arrestuar, duke vazhduar më pas me Prishtinë dhe Gjakovën me nga 10 të arrestuar, Gjilani 4, Ferizaj 3, Prizren 5, Mitrovica Jugore 3.

RAPORTO