Arrestohen 56 persona në 24 orë, nuk respektuan vendimet e qeverisë për situatën e COVID-19

Kosova po vazhdon të përballet me situatën pandemike të krijuar nga COVID-19.

Si pasojë e kësaj, institucioneve të vendit iu desh që të ndërmerrnin një sërë masash për parandalimin e përhapjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 56 persona në 24 orët e fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Ishin gjithsej 22 raste të ndara si në vijim:

Prishtinë-12 raste

Gjilan-1 rast

Ferizaj-1 rast

Prizren-4 raste

Pejë-1 rast

Gjakovë-2 raste

Departamenti i Kufirit-1 rast

Numri më i madh i të arrestuarve lidhur me këtë çështje ishte në Prishtinë, 39 të arrestuar, duke vazhduar më pas me Prizrenin 8, Ferizaj 3, Gjakovë 3, dhe me nga 1 të arrestuar në Gjilan, Pejë, Departamenti i Kufirit.

RAPORTO