Çlirim Gashi
29.03.2019, 18:08

Arrestohen 5 persona pasi rihapen lokalin e lojërave të fatit

Përkundër vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, disa persona përsëri provuan që ta rihapin atë lokal, por Policia e Kosovës ka ndërmarrë hapat e duhur duke arrestuar 5 persona.

Dje Policia e Kosovës, konkretisht njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka pranuar informatën se një lokal i lojërave të fatit është duke ushtruar veprimtarinë e saj edhe përkundër faktit së ishte mbyllur ditë më parë.

Ky lokal ishte mbyllur nga zyrtarët e ATK-së, lokali i lojërave të fatit gjindet afër rrethit të QMI-së, tek udhëkryqi Prishtinë – Ferizaj – Lipjan.

Me rastin e pranimit të informatave se i njëjti lokal i lojërave të fatit përsëri është duke zhvilluar veprimtarinë e saj, në vendngjarje kanë dalë zyrtarët policor të rendit publik dhe të drejtorisë kompetente.

Dhe kanë bërë arrestimin e 5 personave, prej tyre 1 punëtor dhe 4 persona të tjerë që ndodheshin në lokalin e lojërave të fatit.

Të arrestuarit janë: A.Q – 1982 M/SH/K, B.S 1965 M/SH/K, Xh.I – 1979 M/SH/K, N.C – 1979 M/SH/K, S.V – 1981 M/SH/K.

Të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.