Arrestohen 40 persona të dyshuar brenda 24 ore, një në Suharekë

30.10.2020

Policia e Kosovës në raportin për media ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë ka arrestuar 40 persona të dyshuar. Sipas këtyre të dhënave që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 40 persona të arrestuar 5 prej tyre janë në vuajtje të dënimit dhe 23 të tjerë në mbajtje. Gjithashtu gjatë ditës […]

Arrestohen 40 persona të dyshuar brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin për media ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë ka arrestuar 40 persona të dyshuar.

Sipas këtyre të dhënave që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 40 persona të arrestuar 5 prej tyre janë në vuajtje të dënimit dhe 23 të tjerë në mbajtje.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme në Suharekë është raportuar për një sulm fizik, ku lajmin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar zyrtarë të policisë, duke thënë se tre persona nga Malisheva kanë sulmuar një 45 (viti lindjes 1975) edhe 16 vjeçar(viti lindjes 2004) në Suharekë në sheshin Ibrahim Rugova.

Sipas infromacioneve që ka SuharekaOnline thuhet se një nga personat e dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.