Arrestohen 39 persona nga Policia e Kosovës

10.10.2019

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 49 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë. Nga këto aksidente, fatkeqësisht ndodhën 3 aksidente me fatalitet, ndërsa 12 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 34 të tjerë ishin me dëme materiale. Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit […]

Arrestohen 39 persona nga Policia e Kosovës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 49 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.

Nga këto aksidente, fatkeqësisht ndodhën 3 aksidente me fatalitet, ndërsa 12 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 34 të tjerë ishin me dëme materiale.

Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 1749 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve.

Po ashtu Policia për këtë periudhë kohore ka arrestuar 39 persona, ku 21 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa 5 persona janë në vuajtje të dënimit.