Arrestohen 31 persona në 24 orë, nuk respektuan vendimet e qeverisë për situatën e COVID-19

Kosova po vazhdon të përballet me situatën pandemike të krijuar nga COVID-19.
Si pasojë e kësaj, institucioneve të vendit iu desh që të ndërmerrnin një sërë masash për parandalimin e përhapjes.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 31 persona në 24 orët e fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Ishin gjithsej 10 raste të ndara si në vijim:
Prishtinë-1 rast
Prizren-4 raste
Gjakovë-1 rast
Mitrovicë Jugore-3 raste
Mitrovicë Veriore-1 rast
Numri më i madh i të arrestuarve lidhur me këtë çështje ishte në Prizren, 20 të arrestuar, duke vazhduar më pas me Mitrovicën Jugore 4, Prishtinë 3, Gjakovë 1, Mitrovicë Veriore 3.
