Arrestohen 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale

01.05.2021

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës tregojnë se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje, duke krahasuar me ditët e kaluara. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 58 aksidente, prej të cilave 24 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të […]

Arrestohen 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale Foto: Ilustrim

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës tregojnë se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje, duke krahasuar me ditët e kaluara.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 58 aksidente, prej të cilave 24 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Në 24 orëshin e kaluar policia ka shqiptuar edhe 1,147 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Poashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në vuajtje të dënimit janë dërguar 8 persona si dhe janë arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre 10 janë dërguar në mbajtje.