Arrestohen 22 persona brenda 24 ore, një nga fshati Vraniq

08.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hëne në tërë vendin kanë arrestuar 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. SuharekaOnline mëson se nga 22 persona të arrestuar një është nga fshati Vraniq i Suharekës. Tutje mësohet se personi në fjalë dyshohet se ka kryer veprën “dhunë në familje” dhe lidhur […]

Arrestohen 22 persona brenda 24 ore, një nga fshati Vraniq Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hëne në tërë vendin kanë arrestuar 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

SuharekaOnline mëson se nga 22 persona të arrestuar një është nga fshati Vraniq i Suharekës.

Tutje mësohet se personi në fjalë dyshohet se ka kryer veprën “dhunë në familje” dhe lidhur me rastin është arrestuar më pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, policia njofton se nga 22 persona gjithsej të arrestuar dy janë në vuajtje të dënimit dhe 12 të tjerë në mbajtje./SuharekaOnline/