Arrestohen 21 persona të dyshuar brenda 24 ore, dy në Suharekë

05.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte kanë arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale. Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale, shkruan SuharekaOnline. PK-ja njofton se nga 21 persona të […]

Arrestohen 21 persona të dyshuar brenda 24 ore, dy në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte kanë arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale, shkruan SuharekaOnline.

PK-ja njofton se nga 21 persona të arrestuar 12 prej tyre janë në mbajtje ndërsa dy janë në vuajtje të dënimit.

Në mbrëmjen e së premtës policia ka njoftuar se ka arrestuar drejtorin e një kompanie nga Komuna e Suharekës i dyshuari thuhet se është përfshirë në vepra penale si ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’, ‘mashtrim’ dhe ‘falsifikim’.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se drejtori i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12.12.2019 të bankës me të cilin gjoja se banka i siguron përkrahje kompanisë në fjalë në vlerë prej 200 mijë euro.

Dyshohet se falsifikimin e dokumentit i dyshuari e ka bërë me qëllim të fitimit në një tender publik, nga një institucion shtetëror. Duke e përdorur këtë dokument të falsifikuar, i dyshuari: F.S., viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar, ka arritur ta fitojë tenderin në vlerë prej 998.800 euro për renovim të një objekti. Personi në fjalë, dyshohet se pos veprës penale ‘falsifikim’, ka kryer edhe dy vepra tjera penale: ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’ dhe ‘mashtrim’

Pas grumbullimit të informatave dhe provave, sot, më 04.12.2020, është arrestuar i dyshuari dhe pasi është intervistuar, me aktvendim të PTH-Prishtinë, iu ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve” thuhej në njoftimin e PK-së.

Gjithashtu, policia njofton se gjatë ditës së premte rreth orës 18:45 ka arrestuar një qytetar nga Shiroka e Suharekës pasi që në veturën e tij gjatë kontrollës së policisë është gjetur një pushkë gjuetie me 32 fishek dhe një thikë (bajonetë) dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./SuharekaOnline/