Arrestohen 16 persona të dyshuar brenda 24 ore, 7 në Suharekë

28.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë arrestuar 16 persona të dyshuar për vepra të ndyshme penale. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 16 persona të arrestuar 14 janë në mbajtje. Gjithashtu, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës policia ka arrestuar 7 persona të dyshuar të […]

Arrestohen 16 persona të dyshuar brenda 24 ore, 7 në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë arrestuar 16 persona të dyshuar për vepra të ndyshme penale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 16 persona të arrestuar 14 janë në mbajtje.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës policia ka arrestuar 7 persona të dyshuar të cilët pas një mosmarrveshje janë rrahur, e si pasojë dy prej tyre janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit SIX SAVER e kalibrit 9 mm dhe për momentin nuk dihet se kush e ka përdorur armën dhe cili është pronari i saj.  

Gjithashtu, njësitë policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur në dy lokacione shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë kontrollit në njërin lokacion kanë gjetur një shufër metali e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes në vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar, ndërsa në lokacionin tjetër nuk është gjetur asgjë.