Arrestohen 13 persona në Prizren, organizonin lojëra fati

23.10.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatës se në një lokal zhvilloheshin lojëra fati është njoftuar prokurori  kujdestar, i cili ka dhënë urdhër verbal që të realizohet urdhër kontroll në lokal, me ç’rast janë arrestuar 13 të dyshuar . Gjatë kontrollit janë sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri  , 1 llaptop, 1 printer i […]

Arrestohen 13 persona në Prizren, organizonin lojëra fati Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatës se në një lokal zhvilloheshin lojëra fati është njoftuar prokurori  kujdestar, i cili ka dhënë urdhër verbal që të realizohet urdhër kontroll në lokal, me ç’rast janë arrestuar 13 të dyshuar .

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri  , 1 llaptop, 1 printer i tiketave të basteve  1 printer i tiketave të basteve, si dhe disa tiketa (kuponë) të basteve që kanë luajtur të dyshuarit. 

Në vendngjarje ka ndalur edhe inspektorët komunalë, ku kanë bërë një procesverbal dhe kanë mbyllur lokalin.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.