Angazhimet e policisë në teren për zbatimin e masave anti-COVID, po reflektojnë pozitivisht

11.05.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet nëpër terene të ndryshme për zbatimin e masave anti-COVID. Po ashtu angazhimet e policisë po vërehen edhe në kufizimet e lëvizjeve, kjo në kuadër të masave kundër COVID-19. Përmes një njoftimi policia ka theksuar se këto angazhime po reflektojnë pozitivisht edhe në teren. Ky institucion ka thënë se […]

Angazhimet e policisë në teren për zbatimin e masave anti-COVID, po reflektojnë pozitivisht Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet nëpër terene të ndryshme për zbatimin e masave anti-COVID.

Po ashtu angazhimet e policisë po vërehen edhe në kufizimet e lëvizjeve, kjo në kuadër të masave kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi policia ka theksuar se këto angazhime po reflektojnë pozitivisht edhe në teren.

Ky institucion ka thënë se duke i’u referuar statistikave të rasteve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bëhet e ditur se angazhimet e policisë dhe akterëve tjerë në teren për zbatimin e masave po reflektojnë pozitivisht.

“Edhe më tutje të jemi të përkushtuar që bashkërisht ta tejkalojmë këtë sfidë deri në fund”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.