Aktakuzë për dy të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

12.10.2021

Sipas aktakuzës, më 20.09.2021, rreth orës 13:15 në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në aksin rrugor Vërmicë – Prizren është vërtetuar se në bashkëkryerje merren me kontrabandim me migrantë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa policia kufitare ishte duke patrulluar në lokacionin e lartpërmendur, vërejnë një veturë të markës […]

Aktakuzë për dy të dyshuarit për kontrabandim me migrantë Foto: Ilustrim

Sipas aktakuzës, më 20.09.2021, rreth orës 13:15 në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në aksin rrugor Vërmicë – Prizren është vërtetuar se në bashkëkryerje merren me kontrabandim me migrantë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa policia kufitare ishte duke patrulluar në lokacionin e lartpërmendur, vërejnë një veturë të markës ‘’Audi’’, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri F.R., si dhe një veturë tjetër të markës “WV Vento” të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Sh.B.

Brenda veturës “Audi”’ ishin 5 shtetas sirianë, ndërsa në veturën “WV Vento” kanë qenë duke hyrë katër shtetas sirianë por, të cilët me të vërejtur policinë janë larguar nga vetura dhe vendi i ngjarjes.

Të pandehurit janë ndaluar nga ana e policisë së bashku me 5 shtetasit e tjerë sirianë, të cilët u janë nënshtruar procedurave të rregullta nga autoritetet kompetente të emigracionit.

Me këto veprime të akuzuarit F.R., dhe Sh.B., kanë përmbushur elementet e veprës  penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.