12.09.2019, 19:30

Aktakuza e Prokurorisë për personin që dyshohet se vrau gruan në Suharekë: E goditi për asfalti

“Lëndim të rëndë trupor” e ka cilësuar Prokuroria Themelore në Prizren veprimin e Ilir Haxhijaj nga fshati Nepërbisht i Suharekës, i cili akuzohet për vdekjen e bashkëshortes së tij, H.D nga Rahoveci.

Derisa sipas aktakuzës së prokurorisë, Haxhijaj pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, tashmë të ndjerën H.D ka ndaluar veturën dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë dhe ka filluar ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit.

“Kur viktima është rrëzuar në asfalt të rrugës sipas prokurorisë i dyshuari ia kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku si rrjedhojë i shkakton lëndime të rënda dhe trauma të shumëfishuara ne kokë , gjoks, shpine e duar, nga të cila goditje më vonë vdes në QKUK në Prishtinë më 15 qershor”, thuhet në aktakuzë, raporton KTV.

E në fotografit e së ndjerës shihen shenja të cilat dyshohen të i ketë shkaktuar bashkëshorti i saj i cili gjendet në paraburgim tash e 3 muaj.

Aktakuza përfshin edhe dëshminë e njërit prej fëmijëve të çiftit i cili thotë se vdekja e nënës kishte ardhur si pasojë e sulmit fizik nga babai, sepse nëna e tij, kishte qenë me vite e keqtrajtuar.

LEXO EDHE:  Prokuroria ngriti 63 aktakuza për 24 orë

Familja e viktimës ka angazhuar edhe avokat sipas të cilit vlerësimi si lëndim trupor e jo si vrasje është i pakuptimtë.

E avokatja e të akuzuarit Nadire Hoxha përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se përveç aktakuzës nuk ka pranuar asnjë provë materiale për ketë rast.

“Unë jam avokate e caktuar sipas detyrës zyrtare. Lidhur me këtë çështje penale dhe tani për tani unë kam pranuar vetëm aktakuzën dhe asnjë prove materiale lidhur me këtë rast kështu që çdo deklarim i imi në ketë fazë të procedurës është i ngutshëm lidhur me këtë Aktakuze”, ka thënë Hoxha.

E në nenin 189 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës thuhet se kur vepra penale lëndim i rëndë trupor rezulton me vdekjen e personit tjetër, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.