Aksioni i policisë në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë, lirohet njëri nga të arrestuarit

25.02.2021

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionet që janë zhvilluar të mërkurën në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Gjatë ditës së djeshme pas një aksioni të gjërë të policisë në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësisë dhe në disa komuna të tjera janë arrestuar 12 persona dhe janë sekuestruar 400 mijë euro. Policia […]

Aksioni i policisë në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë, lirohet njëri nga të arrestuarit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionet që janë zhvilluar të mërkurën në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Gjatë ditës së djeshme pas një aksioni të gjërë të policisë në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësisë dhe në disa komuna të tjera janë arrestuar 12 persona dhe janë sekuestruar 400 mijë euro.

Policia ka bërë të ditur se nga 12 të arrestuarit të cilët dyshohen për keqpërdorim me subvencione bujqësore, njëri prej tyre është liruar, shkruan SuharekaOnline.

“Me 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni ‘Subvencioni 2021’ kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka njoftuar se çfarë është sekuestruar gjatë këtij aksioni.

“Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8  vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1  USB dhe 1 vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka treguar se rasti në fjalë është duke u hetuar.