Aksident trafiku mes tri veturave në Topliqan, lëndohen dy persona

20.12.2020

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Topliqan të Suharekës. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:30, ku janë përfshirë tri vetura, transmeton SuharekaOnline. Në vendngjarje kanë dalë edhe Policia e Kosovës. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur […]

Aksident trafiku mes tri veturave në Topliqan, lëndohen dy persona Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Topliqan të Suharekës.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:30, ku janë përfshirë tri vetura, transmeton SuharekaOnline.

Në vendngjarje kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur në Topliqan të Suharekës ku janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë./SuharekaOnline/