Aksident trafiku në Suharekë, një person i lënduar

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së hënë në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Sipas raportit të policisë aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:35, për shkak se drejtuesi i veturës duke ngasur në mënyrë të pakujdesshme ka dalë jashtë rruge.

Policia njofton se i aksidentuari ka pësuar lëndime trupore, ku edhe ka pranuar tratmanin mjeksor, raporton SuharekaOnline.

Në raportin e policisë thuhet se pas tretmanit mjeksor ngasesi i veturës është liruar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.