Aksident trafiku në Duhël, shtatë persona mbesin të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Duhël. Si pasojë e këtij aksidenti, shtatë persona kanë mbetur të lënduar

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Sot rreth orës 11:10, në Duhël (drejtimi për Prishtinë), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave. Dyshohet se shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Kelani.

RAPORTO