Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në Duhël

14.09.2020

Para pak minutash një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën e Suharekës, saktësisht afër Duhlës. Sipas burimve të SuharekaOnline në aksident janë përfshirë një veturë e tipit Mercedes dhe një kamion që po transportone dru. Nga pamjet e siguruara shihet se vetura ka goditur kamionin nga pjesa mbrapa ku edhe janë […]

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në Duhël Foto: Ilustrim

Para pak minutash një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën e Suharekës, saktësisht afër Duhlës.

Sipas burimve të SuharekaOnline në aksident janë përfshirë një veturë e tipit Mercedes dhe një kamion që po transportone dru.

Nga pamjet e siguruara shihet se vetura ka goditur kamionin nga pjesa mbrapa ku edhe janë shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy persona kanë marr lëndime të lehta trupore.