Aksident trafiku mes dy veturave në Suharekë, lëndohet një femër

Të martën është raportuar se në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje rreth orës 10:45 janë aksidentuar dy vetura, ku si pasojë e aksidentit është lënduar një pasagjere, femër.
Tutje bëhet e ditur e lënduara ka pranuar tretmanin mjekësor dhe e njejta është liruar për në shtëpi.
Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes.