10.05.2019, 11:29

Aksident në Suharekë, viktima dërgohet në Spital

Një person duke drejtuar veturën e tij e ka goditur një biçiklist ku viktima mori lëndime trupore.

Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur në Suharekë ku viktima mori lëndime trupore dhe u dërgua në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/SuharekaOnline/