Aksident në Shirokë, 10 persona të lënduar

Foto: Ilustrim

Një natë më parë në fshatin Shirokë të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve.

Nga aksidenti dhjetë persona janë lenduar.

Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dhjetë persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.