[FOTO] Aksident në Biraq të Suharekës!

Para pak minutash një aksident ka ndodhur në Biraq të Suharekës, gjegjësisht në afërsi të fshatit Sllapuzhan.

Sipas dëshmitarëve në aksident janë përfshirë dy vetura. Informatat e deritanishme nuk tregojnë nëse ka të lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit Mercedes me targa të Shqipërisë dhe një Golf 4 me targa të Italisë.


Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ishin parë njësitet e policisë dhe ambulancës. Gjithnjë sipas dëshmitarëve deri tek aksidenti kishte ardhur nga kushtet atmosferike dhe mospërshtatja e shpejtësisë.

RAPORTO