Aksident në autostradën Suharekë-Prizren, përfshihen shtatë vetura

Një aksident në mes të shtatë veturave ka ndodhur sot në autostradën Suharekë-Prizren , saktësisht në pjesën që kalon mbi fshatin Tërrnje.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Express, se për momentin nuk dihet se sa persona kanë mbetur të lënduar.

Me datën 24.12.2020, rreth orës 17:00, në Autostradën Ibrahim Rugova”, rruga Suharekë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura.

Njësitet relevante policore, njësitet e zjarrfikësve, si dhe ndihma e shpejt, janë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

RAPORTO