Aksident i rëndë në Suharekë, këmbësori bëhet për spital

13.10.2019

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Suharekë, ku vetura ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Reqan të Suharekës. Si pasojë e aksidentit. Lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori. “Raportohet se ka ndodhë aksident trafiku me lëndime té rënda […]

Aksident i rëndë në Suharekë, këmbësori bëhet për spital Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Suharekë, ku vetura ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Reqan të Suharekës. Si pasojë e aksidentit. Lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori.

“Raportohet se ka ndodhë aksident trafiku me lëndime té rënda trupore të përfshira një automjet dhe një këmbësor”, thuhet në raportin e policisë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori – viktima mashkull K/Shqiptar i cili është goditë nga automjeti të cilin kishte qenë duke u drejtuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.