Aksident trafiku në dalje të Suharekës, goditet një këmbësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:05 minuta në dalje të Suharekës afër hyrjes së Ballkanit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal Policia e Kosovës dhe deri më tani bëhet e ditur se është goditur një këmbësore, femër e moshës 50 vjeçare e cila ka marr lëndime të lehta trupore.

Policia e Kosovës në Suharekë apelon tek të gjithë pjesmarrësit e komunikacionit për kujdes të shtuar si pasojë e kushteve atmosferike.

RAPORTO