Afër 700 gjoba për mosrespektimin e ligjit për COVID-19
Policia e Kosovës vazhdimisht po punon në bazë të ligjit COVID-19, duke gjobitur qytetarët të cilët nuk e zbatojnë këtë ligj. Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se brenda 24 ore në Kosovë janë gjobitur 688 qytetarë për mosrespektimin e ligjit COVID-19, i cili është ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të […]
Policia e Kosovës vazhdimisht po punon në bazë të ligjit COVID-19, duke gjobitur qytetarët të cilët nuk e zbatojnë këtë ligj.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se brenda 24 ore në Kosovë janë gjobitur 688 qytetarë për mosrespektimin e ligjit COVID-19, i cili është ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, njofton SuharekaOnline.
Edhe pse javët e fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë ka rënë dukshëm dhe Qeveria ka ndërmarrë disa vendime për lehtësimin e masave mbrojtëse por bartja e maskave në vende të caktuara është ende obligative, por me sa duket këto vendime të Qeverisë nuk po zbahtohen shumë nga qytetarët.
Në njoftimin e Policisë gjithashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 952 tiketa trafiku për ngasesit e pakujdesshëm të veturave.