Afër 600 gjoba në bazë të ligjit për COVID-19 janë shqiptuar nga policia brenda 24 ore

11.10.2020

Lehtësimi i masave mbojrtëse për COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, duket se i ka relaksuar pak qytetarët dhe masat të cilat janë ende kundër këtij virusi disa qytetarë nuk po i respektojnë. Andaj policia është duke punuar vazhdimisht për të mbajtur nën kontrollë situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, vetëm brenda 24 ore policia është […]

Afër 600 gjoba në bazë të ligjit për COVID-19 janë shqiptuar nga policia brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Lehtësimi i masave mbojrtëse për COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, duket se i ka relaksuar pak qytetarët dhe masat të cilat janë ende kundër këtij virusi disa qytetarë nuk po i respektojnë.

Andaj policia është duke punuar vazhdimisht për të mbajtur nën kontrollë situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, vetëm brenda 24 ore policia është detyruar të shqiptojë 592 gjoba në bazë të ligjit për COVID-19, njofton SuharekaOnline.

Brenda 24 ore Policia e Kosvës ka shqiptuar 777 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunkacion.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore ka arrestuar 14 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku prej tyre 2 janë në vuajtje të dënimit dhe 8 të tjerë në mbajtje.