26.09.2019, 11:24

98 aktakuza ndaj 126 personave brenda 24 orëve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetetetë (98) aktakuza kundër njëqindenjëzetegjashtë (126) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë (11) persona si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një sasie të masës drunore, për shkak të veprës penale “Vjedhje Pylli”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, si dhe gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obdukim trupi i pajetë i një të burgosuri në burgun e Dubravës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Hetim i vdekjes”.

LEXO EDHE:  51 aksidente dhe 27 të arrestuar gjatë 24 orëve

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale si dhe ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një sasie të masës drunore, për shkak të veprës penale “Vjedhje Pylli”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara ka ndalur pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dysuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.