90 aksidente trafiku për 24 orë, policia dënon mbi 900 shoferë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 90 aksidente trafiku.

Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 90 aksidente trafiku, 33 kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 57 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, policia gjatë ditës së martë ka shqiptuar edhe 904 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.

RAPORTO