90 aksidente trafiku brenda 24 ore, policia dënon 904 drejtues të automjeteve

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin janë regjistruar 90 aksidente trafiku.

Policia bënë të ditur se nga 90 aksidente gjithsej 33 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 57 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 904 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar pjesmarrësit e trafikut që të shtojnë kujdesin dhe që t’i respektojnë rregullat e trafikut.

RAPORTO