17.07.2019, 13:14

9 vjet burg për vrasjen e Blerand Muharremaj

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të miturit me iniciale L.L. nga Duhla, Komuna e Suharekës, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, dhe kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata njofton se e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej 9 vjetëve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjatë vitit 2018, ky person dyshohet se pas një mosmarrëveshje me një tjetër të mitur, e ka therë me thikë deri në vdekje, e në këtë përleshje, janë përfshirë edhe disa persona tjerë të cilët po ashtu kanë marrë dënime tjera nga gjykata.

“Me datë 10.04.2018, rreth orës 13:32 minuta, e privon nga jeta personin tjetër, tani të ndjerin me iniciale B.M., dhe me atë rast me dashje vë në rrezik jetën e më shumë se një personi, në atë mënyrë që si pasojë e një mosmarrëveshje që i mituri ka pasur me të dëmtuarin me iniciale V.M., vetëm disa orë më parë, dhe derisa ky i fundit ka qenë duke qëndruar me të miturin me iniciale A.B. dhe me madhorin me iniciale K.B. para një autobusi, tek Stacioni i Autobusëve në Suharekë duke pritur autobusin për në fshatin e tyre, atyre iu afrohet i mituri – I – me iniciale L.L, i shoqëruar edhe nga vëllai i tij –II- me iniciale L.L. dhe shoku i tij me iniciale G.RR., dhe sapo këta të fundit afrohen, atyre iu afrohen dhe tani i ndjeri me iniciale B.M. dhe i mituri me iniciale L.Z., me ç’rast në mes tyre fillon komunikim verbal, që zgjat vetëm disa sekonda dhe pas kësaj fillon përleshja fizike ku i mituri –I –me iniciale L.L me veprimin e tij të parë, pasi nxjerr thikën nga xhepi, në gjatësi tehu rreth 10 cm, e godet të ndjerin B.M. i cili në Spitalin Rajonal të Prizrenit arrin pa shenja jete”, thuhet në komunikatë.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Vitet kur Suhareka kishte 7 deputet në Kuvendin e Kosovës

Më pas, thuhet tutje, i mituri –I – me iniciale L.L. pasi godet tashmë të ndjerin, vazhdon me thikë në dorë sulmin fizik me të miturin -IV – me iniciale A.B., të cilin e godet në regjionin e pasmë të krahut të dorës së majtë dhe në anën e majtë të shpinës.

“Pasi largohet, ky me thikë në dorë vazhdon në drejtim të të dëmtuarit me iniciale V.M. të cilin po ashtu e godet në anën e majtë të murit të barkut. I mituri –II- me iniciale L.L. nga Duhla, Komuna e Suharekës për veprën penale pjesëmarrje në rrahje dhe i shqiptohet Masa Edukative –mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë në kohëzgjatje prej një viti”, thuhet tutje në komunikatë.

I mituri – III – nga Duhla, Komuna e Suharekës me iniciale G.RR. për veprën për veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 para.1, të KP-së ,i shqiptohet Masa Edukative –mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë në kohëzgjatje prej një (1) viti.

I mituri – IV – nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekë me iniciale A.B. për veprën për veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 para.1, të KP-së ,i shqiptohet Masa Edukative –mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë në kohëzgjatje prej pesë (5) muajve.

I mituri –V- nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës me iniciale L.Z. për veprën për veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 para.1, të KP-së ,i shqiptohet Masa Edukative –mbikëqyrja e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajve.

“Sepse të miturit II me iniciale L.L. G.RR. A.B. dhe L.Z. në kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin nën I, në rrethana të përshkruara si më lartë, marrin pjesë në rrahje, përleshje fizike që vie në mes tyre e cila rezulton me vdekjen e tani të ndjerit me iniciale B.M. dhe lëndimin e rëndë trupor të të dëmtuarit me iniciale V.M”, thuhet në fund të komunikatës.

/SuharekaOnline/