82 aksidente trafiku brenda 24 ore, një në Suharekë

29.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 82 aksidente trafiku, ku prej tyre njëra ka përfunduar me fatalitet. Bëhet e ditur se nga 81 aksidente tjera 26 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 55 të tjera me dëme materiale. Gjatë ditës së hënë rreth orës 17:10 minuta një […]

82 aksidente trafiku brenda 24 ore, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 82 aksidente trafiku, ku prej tyre njëra ka përfunduar me fatalitet.

Bëhet e ditur se nga 81 aksidente tjera 26 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 55 të tjera me dëme materiale.

Gjatë ditës së hënë rreth orës 17:10 minuta një aksident trafiku ka ndodhur edhe në hyrje të Suharekës, ku një veturë ka goditur një shtyllë elektrike, sipas informacioneve që ka SuharekaOnline nuk ka asnjë person të lënduar.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka shqiptuar 787 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në trafik.

Si pasojë e ngarkesës së komunikacionit kohëve të fundit është shtuar edhe numri i aksidenteve, policia vazhdimisht është duke apeluar pjesmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit.