80 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 36 të arrestuar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt ditor ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 80 aksidente trafiku.

03.11.2021 / Kronika

80 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 36 të arrestuar në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 20 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 60 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,723 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.


Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 36 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 31 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Parandalimi është shërim! Tumor markerët dhe roli i tyre në diagnostifikimin e kancerit

Tumor markerët janë substanca që lëshohen nga qelizat kancerogjene ose prodhohen nga trupi në reagim ndaj një tumori malinj ose...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *