8 të arrestuar për 24 orë, nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë Covid-19

Si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19, institucionet shtetërore të Kosovës ndërmorën një sërë masash në mënyrë parandalimi të këtij virusi.

Ndër të tjerash ministria e Shëndetësisë caktoi një orar qarkullimi për qytetarët dhe automjetet, i cili ndryshoi kohë pas kohe por që vazhdon të jetë aktiv.

8 qytetarë u ndaluan nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtët nuk respektuan këto masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse.

1 person u ndalua në Prishtinë, 3 në Prizren, 1 në Gjakovë, 3 në Mitrovicën Jugore.

Gjithsej janë shënuar 8 raste, në kuadër të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

LEXO EDHE:  Në SHSKUK po trajtohen 268 pacientë me Covid-19, 24 prej tyre në Spitalin e Prizrenit