79 aksidente trafiku gjatë ditës së premte, 41 përfundojnë me persona të lënduar

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve të vendit, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Në vazhdën e aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe tiketa trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, prej të cilave 41 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Në bazë të raportimeve të policisë bëhet e ditur se nga dita në ditë numri i aksidenteve po rritet, mirëpo edhe pse është rritur numri i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte ka shqiptuar edhe 1221 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Përveç aktiviteteve për mbarvajtjen në komunikacion dhe në bazë të ligjit anti-COVID, Policia e Kosovës gjithashtu në 24 orëshin e fundit ka hasur edhe në persona të dyshuar për vepra të ndyshme penale.

Gjatë ditës së premte, Policia e Kosovës kanë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 9 të tjerë në mbajtje.

RAPORTO