78 aksidente, 1448 tiketa dhe 21 të arrestuar brenda 24 orëve

05.11.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 78 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 32 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 46 të tjera ishin me […]

78 aksidente, 1448 tiketa dhe 21 të arrestuar brenda 24 orëve Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 78 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 32 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 46 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 448 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 21 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.