69 aksidente trafiku për 24 orë, një me fatalitet

69 aksidente trafiku për 24 orë, një me fatalitet

Dita e dielë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, numri i personave të arrestuar dhe ngjarjeve tjera të raportuara nga qytetarët.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht njëra prej tyre ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa 29 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu gjatë ditës së dielë policia ka shqiptuar edhe 816 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Një vetaksident ka ndodhur dje rreth orës 09:00 edhe në Qafë të Duhlës në Suharekë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga pakujdesia dhe mos përshtatja me kushtet atmosferike drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin në automjet dhe rrotullohet jashtë rrugës.

RAPORTO