69 aksidente e mbi 1,600 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Ndonëse Policia e Kosovës po bënë apele tek pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave të komunikacionit, numri i aksidenteve po vazhdon të jetë shqetësuese.

21.12.2021 / Kronika

69 aksidente e mbi 1,600 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 69 aksidente trafiku.


Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 50 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,649 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 13 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë në vuajtje të dënimit.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *