67 aksidente, afër 1500 gjoba trafiku e 24 të arrestuar brenda 24 orëve

21.09.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet për pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave të komunikacionit. Pasi që, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, ndonjëherë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti. Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë […]

67 aksidente, afër 1500 gjoba trafiku e 24 të arrestuar brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet për pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave të komunikacionit.

Pasi që, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, ndonjëherë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 67 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjera përfunduan me dëme materiale.

Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 1,489 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 24 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.