65 aksidente trafiku gjatë ditës së mërkurë, dy në Suharekë

65 aksidente trafiku gjatë ditës së mërkurë, dy në Suharekë
Eurolinda Zenelaj

11.03.2021 / Kronika

Të mërkurën është regjistruar numër më i madh i aksidenteve në trafik, shkak i të cilave në shumicën e rasteve ka qenë gjendja jo e mirë e rrugëve si pasojë e reshjeve të borës.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka njoftuar se vetëm në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 65 aksidente trafiku, prej tyre 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 43 të tjera vetëm me dëme materiale.

Dy aksidente kanë ndodhur edhe në Komunën e Suharekës për të cilat SuharekaOnline kishte siguruar edhe pamje.

Njëri nga aksidentet kishte ndodhur në autostradën Suharekë-Prizren, ku bëhej e ditur se një automjet është vetaksidentuar, e që si pasojë është lënduar një person.

Ndërsa, si pasojë e gjendjes jo të mirë të rrugëve, në Qafë të Duhlës, një autobus ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga.

Gjithashtu, gjatë 24 orëshit të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,335 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

RAPORTO