65 aksidente trafiku brenda 24 ore, dy me fatalitet

05.01.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 65 aksidente trafiku. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 65 aksidente trafiku ku fatkeqësisht 2 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline. Tutje policia bënë të ditur se 25 aksidente trafiku kanë […]

65 aksidente trafiku brenda 24 ore, dy me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 65 aksidente trafiku.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 65 aksidente trafiku ku fatkeqësisht 2 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Tutje policia bënë të ditur se 25 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar edhe 816 tiketa trafiku për të gjithë ngasësit e pakujdesshëm në komunikacion.