65 aksidente e mbi 1700 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë

22.12.2021

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 65 aksidente trafiku. Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 49 të tjera […]

65 aksidente e mbi 1700 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 65 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,711 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 33 persona, ku 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.