64 aksidente në 24 orët e fundit, mbi 1,500 gjoba të shqiptuara

18.01.2022

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale. Po ashtu, në raport bëhet e ditur se policia ka shqiptuar 1,518 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat në komunikacion. Në 24 orëshin e fundit janë arrestuar […]

64 aksidente në 24 orët e fundit, mbi 1,500 gjoba të shqiptuara Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, në raport bëhet e ditur se policia ka shqiptuar 1,518 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat në komunikacion.

Në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 29 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe ku mbizotëron moti i ftohtë, me ngrica e herë-herë edhe reshje bore.

Policia në një njoftim për media thekson se referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Posedimi i pajisjeve dhe gomave të dimrit është i detyrueshëm për të mundësuar qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt me automjet gjatë kësaj periudhe.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe në rrugët tona”, thuhet në njoftim.