64 aksidente, mbi 1600 tiketa trafiku e 20 të arrestuar në 24 orët e fundit

29.10.2021

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 21 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,616 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut. Po ashtu, në 24 orët e fundit […]

64 aksidente, mbi 1600 tiketa trafiku e 20 të arrestuar në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 21 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,616 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.