63 aksidente trafiku, 33 të arrestuar dhe 1304 gjoba trafiku brenda 24 ore në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar gjithsej 63 aksidente, në 27 prej të cilave pasagjerët dhe ngasësit kanë përfunduar me lëndime trupore.

Ndërsa 36 aksidente të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit, Policia njofton se dje ka shqiptuar 1 mijë e 304 gjoba.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 33 të dyshuar, 27 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoj në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.