63 aksidente e mbi 1400 gjoba për 24 orë në Kosovë

63 aksidente e mbi 1400 gjoba për 24 orë në Kosovë
Çlirim Gashi

17.08.2019 / Kronika

Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së premtë kanë ndodhur 63 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 20 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 43 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1,445 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve u arrestuan 32 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

RAPORTO